Peshore, pajisje paketimi, telefona dhe para të gatshme: kjo është pjesa tjetër e sekuestrimit ku u gjetën mbi 160 gramë kokainë në Prishtinë dhe Lipjan. Tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mbi 160 gramë kokainë, bashkë me para të gatshme dhe mjete për paketimin e drogës, janë sekuestruar më 25 shtator në Prishtinë dhe Lipjan, gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Grupi”.
Aksionin e kanë zhvilluar hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prishtinës. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, përveç kokainës, policia ka marrë edhe peshore, pajisje për paketimin e narkotikëve dhe telefona celularë. Shuma e parave të sekuestruara nuk është bërë e ditur.
Me vendim të prokurorit, tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Identiteti i tyre dhe veprat për të cilat dyshohen nuk janë bërë publike.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

