Policia e Korçës ka nisur një operacion të gjerë kundër shpërndarjes së drogës në juglindje të vendit. Një person është arrestuar, ndërsa kontrollet vijojnë në disa banesa të tjera.

Në automjetin dhe në banesën e një personi të arrestuar, efektivët e policisë gjetën doza kokaine, një shumë parash, armë të ftohta dhe fishekë. Kjo është gjetja e parë e një operacioni antidrogë që Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e ka nisur në rajonin juglindor të vendit.
Sipas policisë, operacioni synon të godasë personat e përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Deri tani, gjatë veprimeve operative, është bërë i mundur arrestimi i një personi.
Aksioni policor është ende në zhvillim. Policia po vazhdon kontrollet në disa banesa të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

