Një natë e së hënës në qendër të Gjilanit përfundoi me dy policë që kërkuan ndihmë mjekësore. I dyshuari, i cili sipas policisë i ofendoi dhe më pas rezistoi arrestimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës u lënduan të hënën në mbrëmje në sheshin e qytetit të Gjilanit, gjatë arrestimit të një burri që, sipas policisë, i kishte ofenduar pak më parë ndërsa ata ishin në detyrë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. I dyshuari është një mashkull kosovar, motivet e të cilit nuk dihen ende. Sipas policisë, kur zyrtarët iu afruan për ta arrestuar, ai rezistoi dhe gjatë kësaj përplasjeje dy policë pësuan lëndime. Të dy morën trajtim mjekësor.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti për motive të panjohura ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit në polici, prokurori i rastit vendosi që i dyshuari të mbahet në mbajtje, ndërsa hetimet për rrethanat e incidentit vazhdojnë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

