Një grua në Obiliq ka raportuar se është dhunuar të dielën, ndërsa autori i dyshuar ende nuk është gjetur. Policia e Kosovës e ka nisur hetimin dhe ka njoftuar prokurorin.

Policia e Kosovës po kërkon një burrë të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Obiliq, rast i ndodhur të dielën, më 4 tetor 2026.
Në raportin e saj 24-orësh, policia e regjistron rastin në intervalin nga ora 00:00 deri në 09:00, ndërsa ngjarja vendoset rreth orës 09:00 të mëngjesit. Si i dyshuari, ashtu edhe viktima janë shtetas të Kosovës. "Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare", thuhet në raportin policor.
I dyshuari nuk është kapur ende. Sipas policisë, "lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore". Identiteti i tij nuk është bërë publik.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

