Një autobus turistik austriak me mbi 50 persona në bord, kryesisht nxënës të një shkolle të mesme gjermane, u përplas me një furgon shpërndarjeje në lindje të Holandës. Rreth 20 persona mbetën të plagosur, tetë prej tyre përfunduan në spital.

Zjarrfikësit u detyruan të hapnin çatinë e autobusit për të nxjerrë nxënësit e bllokuar brenda. Pamjet e publikuara nga policia holandeze pas aksidentit të mëngjesit të sotëm në autostradën A28 tregojnë ekipet e emergjencës duke i tërhequr pasagjerët nga sipër, pasi mjeti u përplas me një furgon shpërndarjeje.
Përplasja ndodhi rreth orës 04:00, pranë qytetit Weeze, rreth 100 kilometra në lindje të Amsterdamit, në provincën Gelderland. Autobusi turistik austriak transportonte nxënës të një shkolle të mesme nga Gjermania dhe në bord ndodheshin më shumë se 50 persona.
Sipas policisë holandeze, rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa tetë prej tyre janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia e provincës Gelderland bëri të ditur se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë, kurse të tjerët kanë pësuar dëmtime më të lehta. Mes tyre është edhe drejtuesi i furgonit të shpërndarjes.
Forca e goditjes theu xhamat e autobusit dhe shumë nga pasagjerët u lënduan pikërisht nga copëzat. Autostrada A28 u mbyll në të dyja drejtimet, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan punën në vendngjarje.
Autoritetet holandeze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

