Dy vajza po udhëtonin bashkë mbi të njëjtën biçikletë kur u goditën nga një kamion privat mbeturinash në lagjen East Village të Nju Jorkut. Njëra, 15-vjeçe, nuk mbijetoi.

Një biçikletë e mbetur e bllokuar nën rrotat e një kamioni mbeturinash ishte pamja që u shfaq të premten në mbrëmje në kryqëzimin e rrugës 14 me Avenynë e Parë, në lagjen East Village të Nju Jorkut. Mbi atë biçikletë po udhëtonin bashkë dy vajza. Njëra, 15-vjeçe, humbi jetën. Tjetra, 13-vjeçe, mbeti e lënduar.
Sipas policisë, përplasja ndodhi rreth orës 21:00, në momentin kur kamioni privat i mbeturinave po kryente një kthesë në të djathtë. Oficerët thanë se dy vajzat po udhëtonin së bashku mbi një biçikletë, ndërsa në vendngjarje një biçikletë "Citi Bike" mbeti e kapur nën automjetin e rëndë.
Një dëshmitar okular përshkroi për NBC New York skenat e para pas goditjes: "Policia shkoi dhe pastaj u përpoq ta shkundte, por ajo nuk reagonte", tha ai. "Dhe pastaj, erdhën një sërë policësh. E tërhoqën atë dhe pastaj nxorën atë person jashtë dhe i dhanë atij personi CPR (për) rreth 10 minuta. Nuk pati asnjë reagim."
Drejtuesi i kamionit privat të kompanisë Badger po merrej në pyetje nga policia, bënë të ditur autoritetet. Ende nuk është bërë e qartë nëse ai do të përballet me akuza.
Vendngjarja mbeti aktive deri vonë të premten, ndërsa hetuesit vijuan të shqyrtonin provat dhe trafiku u rëndua në zonë. Policia tha se disa kamera të qytetit në atë kryqëzim me shumë gjasa e kanë regjistruar ngjarjen dhe mund të tregojnë se kush e kishte përparësinë e kalimit në çastin e përplasjes, një pikë që mbetet e pazgjidhur.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

