Pas përfundimit të sanimeve teknike, njësia A4 e Termocentralit "Kosova A" u startua në orët e para të mëngjesit dhe u sinkronizua me rrjetin elektrik rreth orës 08:30. KEK-u thotë se gjendja e njësisë është stabile.

Në orën 04:00 të këtij mëngjesi ka nisur startimi i njësisë A4 të Termocentralit "Kosova A", pas përfundimit me sukses të sanimeve teknike. Rreth orës 08:30 njësia është sinkronizuar me rrjetin, duke u rikthyer kështu në prodhimin e energjisë elektrike.
Rikthimi në operim ishte planifikuar mbrëmë nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila bën të ditur se aktualisht njësia A4 është në operim dhe se gjendja e saj është stabile.
Në njoftimin e saj, KEK-u ka falënderuar veçanërisht punonjësit që mbajtën njësinë në këmbë: "Një falënderim i veçantë për stafin teknik dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit "Kosova A", për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë në krye të detyrës dhe për të kontribuar në mbajtjen e njësive në operim.
Puna dhe përkushtimi i vazhdueshëm i stafit janë thelbësorë për sigurinë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike", thuhet në njoftimin e korporatës.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

