Dy burra të ndaluar pas tensioneve në protestën e 5 tetorit do të mbeten pas hekurave për një muaj. Njëri prej tyre dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar, në incidentin ku u përfshi një deputet.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit nga një muaj për dy persona të ndaluar pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan protestën e 5 tetorit.
Të dy kanë inicialet E. S. dhe F. Z. I pari, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, u ndalua pas protestës. Vepra penale për të cilën dyshohet ai nuk është bërë ende e ditur. F. Z. dyshohet për veprën penale "Sulm ndaj personit zyrtar", lidhur me incidentin ku ishte përfshirë një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Me vendimin e gjykatës, të dy do të qëndrojnë në paraburgim gjatë muajit në vijim, ndërsa hetimet për ngjarjet e asaj dite vazhdojnë. Asnjëri prej tyre nuk është shpallur fajtor nga gjykata.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

