Kontrolli i një veture në Pejë përfundoi me tre arrestime dhe rreth një kilogram marihuanë të sekuestruar. Dy burra nga Kosova dhe një grua shtetase e Shqipërisë janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rreth një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë është gjetur në bagazhin e një veture në Pejë, ku të mërkurën mbrëma, më 30 shtator, njësitë e Policisë së Kosovës arrestuan tre persona që udhëtonin në të.
Të dyshuarit janë dy burra nga Kosova dhe një grua shtetase e Shqipërisë. Sipas policisë, ata dyshohen për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Përveç drogës, policia konfiskoi si prova materiale një shumë parash të gatshme, tre telefona celularë, dy thika dhe vetë veturën me të cilën lëviznin të dyshuarit. Shuma e parave nuk është bërë e ditur.
Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

