Policia e Kosovës arrestoi një person në Skivjan të Gjakovës, pasi i kishte mbërritur një fotografi e tij me një armë që dyshohet të jetë AK-47. Arma nuk u gjet dhe i dyshuari u lirua me vendim të prokurorit.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Një fotografi që i kishte mbërritur Njësisë së Hetimeve të Policisë së Kosovës mjaftoi për arrestimin e një personi në fshatin Skivjan të Gjakovës më 21 tetor. Në imazh, i dyshuari shfaqej me një armë zjarri që, sipas policisë, dyshohet të jetë e tipit AK-47.
I marrë në intervistë nga hetuesit, ai e ka mohuar se e posedon armën. Policia bastisi më pas shtëpinë e tij, por kontrolli nuk nxori asgjë të dyshimtë. Arma nuk u gjet, ndaj edhe lloji i saj mbetet ende në nivel dyshimi.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Ndërsa punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës mbeten në grevë, klasat e disa shkollave fillore u pastruan nga KRM "Pastrimi". Sindikata e quan këtë thyerje të grevës dhe paralajmëron se rasti do t'i bashkëngjitet lëndës në gjykatë.

