Një fotografi e publikuar në rrjete sociale, me një armë të gjatë në dorë dhe katër të tjera të shtrira mbi një tavolinë, ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës dhe ka përfunduar me një 24-vjeçar të intervistuar si i dyshuar në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë.

Një armë e gjatë e mbajtur në dorë dhe katër të tjera të vendosura mbi një tavolinë. Kjo fotografi, e publikuar në rrjete sociale, ka mjaftuar që Policia e Kosovës të nisë trajtimin e rastit dhe të identifikojë një 24-vjeçar në Prishtinë.
Pas trajtimit të informatës lidhur me fotografinë, i riu është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu. Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në praninë e avokatit mbrojtës.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedurë për veprën "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve". Pas intervistimit, 24-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.
Nuk është bërë e ditur nëse armët e shfaqura në fotografi janë sekuestruar.
I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të mos vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

