Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku pritet të takohen sot pasdite, ndërsa përpjekjet për të zhbllokuar situatën politike vazhdojnë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të ulen ballë për ballë gjatë orëve të pasdites së sotme, në një takim që lidhet me përpjekjet për të gjetur një zgjidhje ndaj situatës politike aktuale në vend.
Takimi vjen në një moment kur bllokada institucionale mbetet pa zgjidhje. Sipas njoftimeve, biseda mes Kurtit dhe Abdixhikut do të jetë ndër zhvillimet kryesore politike të ditës.
Të njëjtën ditë, Albulena Haxhiu ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive politike. Në këto takime nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), LDK-ja dhe Aleanca.
Ende nuk dihet nëse takimi i drejtpërdrejtë mes Kurtit dhe Abdixhikut do të prodhojë ndonjë marrëveshje konkrete për të dalë nga ngërçi politik.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

