Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, u takua me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ndërsa vendi mbetet pa institucione të reja të formuara.

Dalja nga bllokada institucionale në Kosovë ishte tema kryesore e një takimi mes ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të Presidencës, të dy palët diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend, duke u ndalur te nevoja për dialog politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual.
Haxhiu theksoi rëndësinë që institucionet e vendit të formohen sa më parë dhe në përputhje me rendin kushtetues, në mënyrë që Kosova të vazhdojë përpara. Ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke e cilësuar atë partner të rëndësishëm të vendit.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

