Eshtrat e tij u gjetën së fundmi në varrezën masive në Zubin Potok. Sot, Skenderaj e përcjell heroin Idriz Rrecaj, një nga viktimat e "Grupit të Intelektualëve", për në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

Pas viteve në një varr pa emër, mbetjet mortore të Idriz Rrecajt prehen sot në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë. Komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitete përkujtimore dhe ceremoninë e varrimit të heroit, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.
Rrecaj ishte një nga viktimat e "Grupit të Intelektualëve". Eshtrat e viktimave të këtij grupi u gjetën së fundmi në varrezën masive në Zubin Potok.
Dita e nderimeve nis në mesditë. Në orën 12:00, në Shtëpinë e Kulturës "Hasan Prishtina" në Skenderaj, mbahet akademia përkujtimore. Nga ora 13:00 deri në 15:00, qytetarët mund të bëjnë homazhe pranë arkivolit në Palestrën Sportive "Ilaz Kodra".
Përcjellja e fundit është caktuar për orën 16:00, kur në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë zhvillohet ceremonia e varrimit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

