Avokati Arianit Koci njofton se një qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci dhe më pas është transferuar në Beograd. Rrethanat dhe baza juridike e ndalimit mbeten të paqarta.

Një qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci dhe më pas është dërguar në Beograd, ku, sipas avokatit Arianit Koci, procedurat ndaj tij po vazhdojnë.
Koci ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Sipas avokatit, Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar për transferimin në kryeqytetin serb.
"Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit. Jam duke i verifikuar informacionet dhe duke e përcjellë rastin", ka thënë Koci.
Avokati ka theksuar se për momentin nuk janë të qarta as rrethanat e as baza juridike mbi të cilën është ndaluar qytetari, duke shtuar se po e ndjek nga afër rastin.
Koci e ka lidhur ndalimin me atmosferën politike në Kosovë. "Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë", ka shkruar ai, duke bërë thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës.
"E dikush duhet me u kujdesë edhe për qytetarin e Kosovës. Për çdo zhvillim të ri, do t'ju njoftoj", ka shtuar Koci.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

