Një kontroll rutinë në pikën kufitare të Han të Elezit përfundoi me pranga: sistemi nxori një urdhër-arrest aktiv ndaj një 28-vjeçari, që nga kufiri u dërgua drejt e në Burgun e Smrekonicës.

Kontrolli i dokumenteve zgjati vetëm pak minuta. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 14 shtatorit, në pikën kufitare në Han të Elezit, verifikimi në sistem i një 28-vjeçari nxori një urdhër-arrest ende aktiv ndaj tij. Ai u ndalua në vend.
Personi i ndaluar kërkohej për veprën penale "Sulmi". Sipas informacioneve që raportohen, ai ishte dënuar me gjobë prej 500 eurosh, por për shkak të mospagesës dënimi i ishte shndërruar në 25 ditë burgim. Bëhet fjalë për D. M., rreth 28 vjeç, identitet i cili nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pas realizimit të urdhëresës, 28-vjeçari është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës.
I ndaluari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

