Një mashkull kosovar, në timonin e një veture me targa të Serbisë, u ndal nga policia në veri të Kosovës nën dyshimin se kishte kaluar kufirin ilegalisht. Pas intervistimit, prokurori vendosi lirimin e tij në procedurë të rregullt.

Një veturë me targa të Serbisë, e drejtuar nga një mashkull kosovar, është ndalur të premten nga Policia e Kosovës në fshatin Bare të Leposaviqit. Shoferi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, ndalimi u krye nga një njësi policore në terren. I dyshuari u intervistua nga policia menjëherë pas ndalimit.
Pas inicimit të rastit, prokurori vendosi që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Policia nuk ka bërë të ditur se ku dhe si dyshohet të jetë kaluar kufiri.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

