NATO-ja ka nisur riorganizimin e KFOR-it, ndërsa vizioni i ri NATO 3.0 mund të ndryshojë praninë ushtarake amerikane në Evropë. Për afro 600 ushtarët amerikanë në Kosovë, e ardhmja mbetet e paqartë.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Afro 600 ushtarë amerikanë shërbejnë sot në Kosovë, por askush nuk mund të thotë me siguri se sa do të zgjasë kjo prani në formën e tanishme. NATO-ja ka nisur riorganizimin e KFOR-it, pikërisht në një kohë kur Aleanca po rimendon ndarjen e barrës për sigurinë e kontinentit.
Në qendër të këtij rimendimi është vizioni i quajtur NATO 3.0. Ai parashikon më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës dhe një rol të ri për Shtetet e Bashkuara, një zhvendosje që mund të sjellë ndryshime në praninë ushtarake amerikane në kontinent.
Për Kosovën, dy proceset priten të ndërthuren: nga njëra anë ristrukturimi i KFOR-it, nga ana tjetër ripërcaktimi i rolit amerikan brenda Aleancës. Mbetet e paqartë se si do të ndikojnë këto zhvillime te kontingjenti amerikan në vend, ndërsa nuk janë bërë publike as afatet, as hapat konkretë të riorganizimit të KFOR-it.
Ndryshimet në ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2026 pritet të futen në agjendën e seancës së radhës plenare. Në të njëjtin propozim është edhe votimi për emërimin e deputetëve të Listës Serbe në komisionet parlamentare.

