Milicitë irakiane të mbështetura nga Irani detyruan mbylljen e tubacionit Lindje-Perëndim, arterien kryesore të eksportit saudit pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit. Në jug, presioni i hutive rritet dhe mbështetja ushtarake e Uashingtonit mbetet në pikëpyetje.

Arabia Saudite e ka humbur rrugëdaljen e saj të fundit të sigurt për naftën. Tubacioni Lindje-Perëndim, i cili ishte kthyer në kanalin kryesor të eksporteve të naftës pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, u detyrua të ndalojë punën nga presioni i milicive irakiane të mbështetura nga Irani.
Mbretëria ndodhet nën presion ushtarak në rritje si në kufirin verior, ashtu edhe në atë jugor. Në jug, rebelët hutitë në Jemen, gjithashtu të mbështetur nga Teherani, i kanë shtuar sulmet ndaj objektivave në jug dhe kanë marrë nën kontroll ishuj strategjikë në ujërat e Bab el-Mandebit.
Kjo situatë përshkruhet si një nga sfidat më të ashpra të deritanishme për princin e kurorës, Mohammed bin Salman. Ndërkohë, mbështetja ushtarake e Uashingtonit për mbretërinë mbetet e paqartë.
"Ky është një test në të gjitha frontet", tha një ekspert për Financial Times. "Ky është një test i lidershipit të [MBS] në mbretëri."
Kombinimi i dy fronteve godet pikërisht atë që e mban ekonominë saudite në këmbë: kapacitetin për ta nxjerrë naftën jashtë vendit. Me Hormuzin të mbyllur dhe tubacionin Lindje-Perëndim jashtë funksionit, hapësira manovruese e Rijadit ngushtohet ndjeshëm.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

