Një femër dhe një mashkull përfunduan në trajtim mjekësor pasi dyshohet se u sulmuan fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në Pejë. Policia arrestoi të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Një mosmarrëveshje në Pejë është kthyer në sulm fizik, duke lënë dy persona në trajtim mjekësor dhe një burrë në pranga. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 19:10.
Viktimat janë një femër dhe një mashkull, të dy shtetas të Kosovës. I dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, u arrestua nga policia pak pas incidentit.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar", thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa shkaku i mosmarrëveshjes dhe gjendja e dy të lënduarve nuk janë bërë ende të ditura.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

