Një burrë përfundoi në QKUK pasi u sulmua fizikisht gjatë një mosmarrëveshjeje në Lipjan. Rasti po trajtohet si "Vrasje e rëndë në tentativë", ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Një mosmarrëveshje në Lipjan ka lënë një burrë në spital dhe një tjetër në duart e policisë. Rasti është cilësuar si "Vrasje e rëndë në tentativë".
Viktima, një mashkull kosovar, u sulmua fizikisht nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar. Pas sulmit, ai u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Organet kompetente po e hetojnë rastin, përfshirë rrethanat e mosmarrëveshjes që i parapriu sulmit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

