Ministria e Mbrojtjes ka hapur garën për ndërtimin e dy poligoneve të reja në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe rinovimin e poligonit në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me infrastrukturë të re stërvitore. Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një tender për ndërtimin e dy poligoneve të reja në kazermat e FSK-së, në Gjakovë dhe në Dumosh.
Përveç dy objekteve të reja, procedura e prokurimit parasheh edhe rinovimin e poligonit ekzistues në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.
Vlera e parashikuar e tenderit është 580 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 200 ditësh nga fillimi i tyre.
Sipas dokumentacionit të tenderit, investimi synon rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave, në përputhje me misionin e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria ka përcaktuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë ofertuesit, si hap paraprak për përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme për realizimin e kontratës.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

