Një ditë pas dënimit me 25 vite burg për krime lufte, bashkëshortja e Jakup Krasniqit ka bërë publik mesazhin që ai i dërgoi familjes: një mohim të plotë të akuzave dhe një akuzë ndaj gjykatës në Hagë.

"S'ka njeri në botë që i kam bërë keq. S'dua t'i bëj keq as vetes. Kjo është një drejtësi e korruptuar në favor të Serbisë. Dënimin e kam marrë nga gënjeshtrat e Serbisë". Ky është mesazhi që Jakup Krasniqi, lider i UÇK-së, i dërgoi familjes së tij pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, mesazh që u lexua në edicionin e lajmeve të Top Channel nga gazetarja Kristi Gongo.
Një ditë më parë, Krasniqi u dënua në Hagë me 25 vite burg për krime lufte.
Për të njëjtin edicion lajmesh ka folur edhe bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, e cila tregoi bisedën e tyre pas shqiptimit të dënimit. "Jakupi më tha se ndihet mirë, sepse nuk ka kryer asnjë nga veprat që akuzohet. Tha se nuk i ka bërë keq askujt dhe nuk donte t'i bënte keq as vetes. Avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar se do të bëjnë apelimin, megjithëse nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, nuk besojnë shumë. I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë", u shpreh ajo.
Sipas bashkëshortes, mbrojtja e të akuzuarve ka paralajmëruar apelim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

