Një kontroll rutinë policor në fshatin Dol të Gjakovës përfundoi me konfiskimin e një pushke gjuetie dhe 52 fishekëve. Shoferi, shtetas i Shqipërisë, u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm janë gjetur në veturën e një shtetasi të Shqipërisë, i cili tani ndodhet në mbajtje në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, një njësi policore ndaloi në fshatin Dol të Gjakovës një automjet me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga i dyshuari. Gjatë kontrollit, zyrtarët gjetën në posedim të tij armën dhe municionin, të cilat u konfiskuan menjëherë.
Pas intervistimit në polici, prokurori vendosi që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Identiteti i tij nuk është bërë publik, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë nën mbikëqyrjen e prokurorisë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

