Rodney Dixon, avokati kryesor i Kadri Veselit, ka ndërprerë menjëherë kontratat e dy bashkëavokateve, pikërisht kur pritet të nisin procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Ekipi mbrojtës i Kadri Veselit hyn në fazën e Apelit me dy anëtare më pak. Avokati kryesor i tij, Rodney Dixon, ka ndërprerë menjëherë kontratat e bashkëavokateve Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, në kohën kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të nisin procedurat e Apelit.
Vendimi u mor më 13 tetor, sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit. Një ditë më pas, më 14 tetor, Regjistri konfirmoi se angazhimi i dy juristeve në mbrojtjen e Veselit kishte marrë fund.
Në një letër drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixon ka siguruar se largimi i tyre nuk do të ndikojë negativisht as në interesat e klientit të tij, as në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. Arsyeja e ndërprerjes së kontratave nuk është bërë publike.
Njoftimi për ndryshimin në përbërjen e ekipit mbrojtës i është dorëzuar Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Presidentja Justina Shiroka Pula pranoi kërkesën e PDK-së dhe e ktheu për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara. Ramush Haradinaj reagoi menjëherë: ata që u bënë pjesë e kësaj loje, sipas tij, i mbuloftë turpi për jetë.

