Grupi punues që do të angazhohet për ish-krerët e UÇK-së në shkallën e dytë të apelit në Hagë pritet të marrë formë brenda pak ditësh. Vetëvendosje ende nuk ka zgjedhur deputetin që do ta delegojë në të.

Grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në shkallën e dytë të apelit në Hagë pritet të funksionalizohet më së largu në fillim të javës së ardhshme. Afatin e ka dhënë shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pasi Qeveria mori vendimin për themelimin e tij.
Në krye të grupit do të jetë kryediplomati Glauk Konjufca. Vetëvendosje do të ketë një deputet në përbërje të tij, por emri ende nuk është përcaktuar. Nagavci tha vetëm se zgjedhja do të bjerë mbi dikë me përvojë.
"Konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e ka marrë vendimin për themelimin e grupit punues. Natyrisht, deputeti i deleguar nga ne do të jetë në nivel të detyrës, por nuk e kemi vendosur ende emrin. Besoj që më së largu në fillim të javës së ardhshme do të kryhet procesi i emrave", deklaroi ajo.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes e vlerësoi si të rëndësishëm faktin që grupi do të udhëhiqet nga Konjufca. Ajo e përshkroi atë si një grup shumëdimensional dhe tha se nuk ka asnjë dyshim që anëtarët e tij do të punojnë në pajtueshmëri të plotë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

