Kompania që pastron kryeqytetin pranon se nuk ka arritur të grumbullojë plotësisht mbeturinat në disa lagje. Sipas saj, problemi nis te orari i ri i deponisë në Mirash.

Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi” u ka kërkuar falje qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave. Ajo pranon se shërbimi nuk është kryer plotësisht në disa lagje të Prishtinës dhe në qytetet e tjera ku operon.
Sipas njoftimit të kompanisë, shkaku është ndryshimi i orarit të punës nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK). Kjo kompani ka vendosur që, duke filluar nga 1 tetori 2026, deponia në Mirash të mbyllet nga ora 00:00.
Kështu, përgjegjësia për mbeturinat e grumbulluara në rrugë kalon nga një ndërmarrje te tjetra: kompania e pastrimit tregon me gisht vendimin për orarin e deponisë, ku përfundojnë mbeturinat e kryeqytetit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

