Eshtra u gjetën në një cep të izoluar pranë gardhit të Aeroportit LaGuardia në Nju Jork. Në të njëjtin brez bregdetar, në vitin 2012, u zbuluan eshtra në të paktën 17 vende.

Mbetje skeletore u gjetën të martën në mbrëmje pranë Aeroportit LaGuardia, në lagjen Queens të Nju Jorkut, kanë bërë të ditur autoritetet. Identiteti i personit dhe shkaku i vdekjes nuk dihen ende.
Sipas burimeve të njohura me hetimin, eshtrat ndodheshin pranë gardhit kufitar të aeroportit, në një zonë anësore dhe të izoluar. Të mërkurën herët në mëngjes, pamjet televizive nga ajri treguan në vendngjarje ekipin e zyrës së mjekut ligjor dhe një automjet të Policisë së Nju Jorkut (NYPD). Hetim ka nisur edhe Autoriteti Portual.
Nuk është hera e parë që gardhi i LaGuardias kthehet në vendngjarje. Në gusht të vitit 2012, eshtra u gjetën po ashtu te gardhi i aeroportit, buzë Gjirit Flushing. Kërkimet e mëtejshme të Autoritetit Portual atëherë zbuluan eshtra në të paktën 17 vende përgjatë bregut, shumë prej të cilave besohej se ishin nxjerrë në sipërfaqe nga fenomenet e motit.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

