Një burrë nuk dihet ku ndodhet që nga pasditja e 3 tetorit, pasi është raportuar i zhdukur në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari". Policia thotë se rasti është nën hetim.

Një burrë është raportuar i zhdukur në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari", dhe deri tani askush nuk di ku ndodhet.
Alarmin te policia e ka dhënë mbesa e tij. Ajo ka deklaruar se daja i saj ka humbur gjurmët që nga pasditja e 3 tetorit.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa rrethanat e zhdukjes nuk janë bërë ende publike.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

