Brenda një dite, Maqedonia e Veriut regjistroi 37 zjarre në natyrë të hapur. Këtë mëngjes, pesë prej tyre vazhdojnë të përpijnë terrenin, ndërsa 31 janë shuar.

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë zjarresh në natyrë të hapur. Këtë mëngjes, pesë vatra mbeten aktive në disa pjesë të vendit, ndërsa forcat e emergjencës kanë arritur të vënë nën kontroll të tjera.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, në 24 orët e fundit — nga data 19 deri më 20 gusht 2026, deri në orën 07:30 — janë regjistruar gjithsej 37 zjarre. Nga këto, pesë janë ende aktive, një është nën kontroll dhe 31 janë shuar.
Zjarret aktive janë përqendruar në zonën e Mariovës, ku flakët përhapen në afërsi të fshatit Çanishtë — me një degë drejt Crna Rekës dhe një tjetër drejt fshatit Orle — si dhe në komunat Studeniçan, Makedonski Brod, Kërçovë dhe Mogillë.
Ndërkohë, zjarri që kishte përfshirë deponinë në Komunën e Delçevës është vënë nën kontroll.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

