Nga 1 tetori 2026, të gjitha eksportet zvicerane drejt Kosovës përjashtohen nga taksat doganore. Marrëveshja e tregtisë së lirë midis vendeve të EFTA-s dhe Kosovës hyn zyrtarisht në fuqi.

Doganat kosovare nuk do të mbledhin më taksa për mallrat që vijnë nga Zvicra. Që nga 1 tetori 2026 është në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë midis shteteve anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), ku bën pjesë edhe Zvicra, dhe Republikës së Kosovës.
Këshilli Federal zviceran, në një deklaratë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes, thekson se ajo forcon sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë e tregtisë dypalëshe. Sipas Këshillit, marrëveshja përmirëson gjithashtu aksesin e mallrave dhe të shërbimeve zvicerane në tregun kosovar.
Efekti më i drejtpërdrejtë prek eksportuesit: të gjitha eksportet zvicerane në Kosovë do të përfitojnë nga përjashtimi i plotë nga taksat doganore.
Familjet që aplikojnë vonë humbin muaj mbështetjeje, sepse subvencioni për faturat e rrymës nis vetëm nga muaji i aprovimit. Aplikimi për programin 2026-2027 është i hapur deri më 31 mars 2027.

