Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në arkipelagun e Saint-Pierre-et-Miquelon dhe shpalli pa mëdyshje sovranitetin francez mbi të, pas një harte të publikuar nga Donald Trump që e mbulonte gjithë rajonin me flamurin amerikan. Të dielën ai pret atje kryeministrin kanadez Mark Carney, një e parë në historinë e ishujve.

Në një arkipelag me 5.800 banorë, 4.300 kilometra larg Parisit, presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi t'i thoshte gjërat hapur sapo zbriti nga avioni. Mbrëmjen e së shtunës, më 19 shtator, në Saint-Pierre-et-Miquelon, i vetmi territor francez përtej detit i vendosur në Atlantikun e Veriut, ai përsëriti se ky territor është "français" (francez) dhe "attaché à la France" (i lidhur me Francën).
Deklarata ishte përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një harte të publikuar nga presidenti amerikan Donald Trump, e cila mbulonte të gjithë rajonin me flamurin e Shteteve të Bashkuara. "C'est une évidence" ("Është e qartë"), tha Macron, duke shtuar se për këtë çështje nuk ka "pas de discussion" ("asnjë diskutim"). "On ne va pas [l']affirmer tous les matins parce que des gens ont des idées étranges ou disent des choses étranges" ("Nuk do ta pohojmë këtë çdo mëngjes vetëm sepse disa njerëz kanë ide të çuditshme ose thonë gjëra të çuditshme"), deklaroi ai.
Vizita dyditore ka një ngarkesë të fortë gjeopolitike. Të dielën, Macron pret në Saint-Pierre kryeministrin kanadez Mark Carney, një takim i parë në historinë lokale, pak kilometra nga brigjet kanadeze dhe pak ditë udhëtim në det nga Groenlanda, e kthyer në nyje të re strategjike të Arktikut. "Ça envoie un message fort" ("Kjo dërgon një mesazh të fortë"), theksoi presidenti francez.
Konteksti është i tensionuar. Trump kërcënon rregullisht me aneksimin e Kanadasë dhe zhvillon ndaj saj një luftë tregtare pa mëshirë. Të premten, ai duket se i dha fund, të paktën përkohësisht, synimeve të tij mbi Groenlandën, duke arritur një marrëveshje "sécurité" (sigurie) me Danimarkën për këtë territor autonom të Mbretërisë. Macron refuzoi të komentonte nëse bëhej fjalë për një "reculade" (tërheqje) të presidentit amerikan, por reagoi: "La souveraineté danoise est respectée, le droit international est respecté (…) tout ce qui va dans le sens de l'apaisement est une bonne chose" ("Sovraniteti danez respektohet, e drejta ndërkombëtare respektohet (…) çdo gjë që shkon në drejtim të qetësimit është një gjë e mirë").
Përtej simbolikës, Macron shkon te Kanadaja edhe me një dosje energjetike. Përballë rritjes së fortë të çmimeve të naftës, të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme, ai kërkon burime alternative furnizimi dhe shpreson t'i gjejë te kanadezët, prodhues të mëdhenj. Presidenti francez kërkoi që "plus de gaz liquéfié [canadien] aille vers la façade atlantique" ("më shumë gaz i lëngshëm kanadez të shkojë drejt bregut atlantik") dhe, rrjedhimisht, drejt Evropës, duke vënë theksin te "perspectives de coopération" (perspektiva bashkëpunimi) të reja me Kanadanë.
Carney vjen në arkipelag drejt e nga Strasburgu, ku të enjten vulosi një afrim të madh mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian, duke shkaktuar një zemërim të ri të presidentit amerikan, i cili premtoi hakmarrje me sanksione.
Në planin e brendshëm, arkipelagu pret përgjigje. Fundi i epokës së artë të peshkimit të merlucit e ka goditur rëndë ekonominë lokale, e cila sot përballet njëkohësisht me shtrenjtësinë e jetesës, rënien demografike dhe kërcënimin klimatik. Pritet të ketë njoftime për zhvendosjen e fshatit Miquelon, të rrezikuar nga ngritja e nivelit të ujit, dhe për rehabilitimin e portit të Saint-Pierre, ku disa kalata rrezikojnë të shemben.
Zhvendosja e Miquelon hyn në fazën e dytë: një duzinë shtëpish janë ndërtuar tashmë në një vend të ri, më të lartë, 1,5 kilometra larg. Sipas të zgjedhurve vendorë, kostoja e kësaj faze është 25 milionë euro. Projekti parashikohet i gjatë dhe nuk gëzon aspak unanimitet.
Macron pritet të bëjë "annonces" (njoftime) edhe për mjetet ushtarake të arkipelagut, ku qëndron i stacionuar vetëm një patrullues i vjetër, zëvendësimi i të cilit po vonohet. Mbeten të hapura po ashtu pritshmëritë ndaj Kanadasë për kuotat e peshkimit, pas luftës së "la morue" (merlucit) në vitet 1980, si dhe një kontest për përcaktimin e platformës kontinentale të Francës në këtë zonë. Macron e cilësoi vitin 1992 si "l'année très dure" ("viti shumë i vështirë") që vulosi fatin e peshkimit të merlucit, ndërsa për vizitën tha se "L'objectif de cette visite est de marquer une nouvelle page" ("Objektivi i kësaj vizite është të shënojë një faqe të re").
Faqja e re që kërkon arkipelagu quhet hapësirë. Saint-Pierre-et-Miquelon strehon tashmë një stacion satelitor tokësor për sistemin evropian të navigimit Galileo, ndërsa dy start-up-e franceze, Skynopy dhe Look up, do të bëjnë njoftime në fushën hapësinore me rastin e vizitës. Ishujt shpresojnë gjithashtu të përfshihen në itinerarin e një projekti kabllor dixhital që do të lidhë Bretanjën me Nju-Jorkun, çka do t'u mundësonte sigurimin e flukseve të të dhënave në sektorin hapësinor, elemente që, sipas Macronit, "montrent le caractère stratégique de l'île" ("tregojnë karakterin strategjik të ishullit").
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

