Në zemrën e Prishtinës, një turmë qytetarësh ndoqi shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale. Katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me nga 25, 18 dhe 13 vjet burgim.

Lot. Vetulla të ngrysura. Duar hedhur pas kokës në mosbesim. Kështu u përshkruan reagimet e turmës së mbledhur sot në zemrën e Prishtinës, ku qytetarët po përcillnin shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale.
Gjykata dënoi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.
Reagimet e të pranishmëve në qendër të kryeqytetit u publikuan nga agjencia Reuters. Ende nuk është bërë e ditur se kur pritet faza tjetër procedurale e çështjes.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

