Përpjekja e opozitës për të rrëzuar në gjykatë ministren e parë të krijuar me inteligjencë artificiale në Shqipëri dështoi. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 39 deputetëve demokratë kundër dekretit presidencial.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i mbylli derën sfidës së opozitës ndaj “Diellës”. Të enjten, trupa kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkonin shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për emërimin e ministres së krijuar me inteligjencë artificiale për prokurorimet publike.
Në qendër të çështjes ishte një emërim pa precedent: kryeministri Edi Rama zgjodhi një ministre virtuale, të ndërtuar me inteligjencë artificiale, për të mbuluar fushën e prokurorimeve publike, një nga sektorët më të ndjeshëm të administratës. Rama e bëri të ditur këtë vendim fillimisht para anëtarëve të kabinetit qeverisës, ndërsa emërimi u formalizua më pas me dekret të kreut të shtetit.
Deputetët demokratë e çuan çështjen para Kushtetueses duke kërkuar që dekreti presidencial të shpallej i pavlefshëm. Me rrëzimin e kërkesës së tyre, dekreti për “Diellën” nuk shfuqizohet dhe emërimi i saj mbetet në fuqi.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

