Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ulet më 1 tetor në tryezë me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Të dy do të dalin më pas para gazetarëve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet më 1 tetor në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi fillon në orën 13:00. Menjëherë pas tij, Kurti dhe von der Leyen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Zyra e Kryeministrit nuk ka bërë të ditura temat që do të jenë në qendër të bisedimeve mes dy drejtuesve.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

