Hyrja e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës u shoqërua me ofendime nga protestuesit dhe me gjësende të hedhura në drejtim të tij, gjatë protestës së sotme në Prishtinë.

Disa gjësende janë hedhur sot drejt kryeministrit Albin Kurti, teksa ai po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Njëkohësisht, protestuesit e mbledhur pranë ndërtesës e kanë ofenduar nga larg.
Incidenti ndodhi gjatë protestës që po zhvillohej sot në kryeqytet, në momentin kur protestuesit po qëndronin pranë objektit të Kuvendit. Nuk dihet ende se çfarë gjësendesh u hodhën dhe nëse dikush u godit prej tyre.
Për ngjarjen raportoi portali Lajmi.net, sipas të cilit reagimet e protestuesve u shfaqën pikërisht në çastin kur kreu i Qeverisë po hynte në ndërtesën e Kuvendit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

