Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka hyrë në Kuvendin e Kosovës për t'u ulur me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, në kërkim të një zgjidhjeje për ngërçin që po bllokon konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku është ulur ballë për ballë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit, proces që mbetet i bllokuar.
Para se të fillonte biseda, Kurti dha tonin e takimit, duke theksuar se synimi është një dialog i qetë. "Do të takohem me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun kryetar dhe do të shohim si mund të ecim përpara që t'i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë", deklaroi ai.
Sipas Kurtit, qëllimi është që me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive të diskutohet për mënyrën se si mund të ecet përpara drejt konstituimit të institucioneve.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

