Dy liderët pritet të ulen bashkë sot, vetëm pak para se Kuvendi të mblidhet. Në qendër të bisedës: ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhja e presidentit.

Pak para se deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti dhe Bedri Hamza pritet të ulen sot në të njëjtën tryezë. Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës parashikohet të nisë rreth orës 13:00, sipas burimeve të portalit Raporto24.
Dy janë çështjet që pritet të peshojnë më shumë në bisedë. E para është votimi në lexim të dytë i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. E dyta, zgjedhja e presidentit të Kosovës.
Nëse dy liderët do të arrijnë një ujdi për këto çështje mbetet ende e paqartë, ndërsa seanca e Kuvendit pritet të mbahet menjëherë pas takimit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

