Në orët kur skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, kryeministri Albin Kurti ka thirrur një konferencë për media në ora 15:00. Temat nuk janë bërë publike.

Kryeministri Albin Kurti do t'u drejtohet mediave sot në ora 15:00, në ditën e fundit kur mund të zgjidhet Presidenti i vendit.
Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka: "Sot, 15:00, Kryeministri Kurti mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Zyrë të Kryeministrit. Ftojmë mediat ta përcjellin!"
Njoftimi nuk tregon se për çfarë do të flasë kryeministri. Megjithatë, koha e daljes së tij publike nuk kalon pa u vënë re: konferenca bie pikërisht në momentin kur ngërçi për zgjedhjen e kreut të shtetit arrin afatin e fundit.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

