Pas pesë muajsh kalimi pa ndalesa, kontrollet janë rikthyer në të gjitha pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në Morinë, radhët u formuan që në orët e para.

Pas pesë muajsh me kalim të lirë, kontrollet janë rikthyer që nga sot në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Efekti u ndie menjëherë: në pikën kufitare të Morinës u krijuan radhë dhe kolona automjetesh.
Për të lehtësuar fluksin, Policia Kufitare ka hapur sportele shtesë në Morinë. Procedura e re do të zbatohet gjatë gjithë muajit tetor.
Regjimi i kalimit nuk është i njëjtë gjatë gjithë vitit. Marrëveshja mes dy vendeve e ndan vitin në periudha: kontrollet zbatohen nga 1 marsi deri më 30 prill dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor, ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt kalimi bëhet pa kontrolle. Kalimi pa ndalesa, sipas marrëveshjes, vlen vetëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ky ndërrim regjimi nuk po pritet mirë nga qytetarët, të cilët e shohin rikthimin e kontrolleve si të panevojshëm dhe kërkojnë një procedurë të njëtrajtshme për të gjithë vitin.
Siguria në Kosovë ka mbetur stabile, por bllokada institucionale vazhdon dhe Marrëveshja e Brukselit ecën me hapa të vegjël. Kjo është pasqyra që Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë të martën në mbrëmje.

