Phenjani provokoi sërish me një projektil që ra në det në lindje të gadishullit korean, vetëm ditë pasi Uashingtoni urdhëroi shkurtimin e stërvitjeve të përbashkëta me Seulin.

Koreja e Veriut lëshoi të enjten një projektil, që dyshohet se ishte balistik, drejt detit, njoftoi qeveria japoneze. Lëshimi shënoi rikthimin e tensioneve në gadishullin korean, në një moment ndjeshmërie diplomatike.
Sipas mediave jugkoreane, ushtria e Koresë së Jugut tha se Phenjani kishte lëshuar një projektil të paidentifikuar drejt detit në lindje të gadishullit korean. Roja bregdetare japoneze bëri të ditur se projektili, që besohet të ketë qenë balistik, kishte rënë tashmë. Sipas transmetuesit NHK, ai duket se ra jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Ngjarja vjen menjëherë pas një kthese në marrëdhëniet mes aleatëve. Stërvitjet e vazhdueshme ushtarake mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara u ndërprenë të premten, pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi një ulje të ndjeshme të pjesëmarrjes amerikane.
Vetëm pak ditë më parë, të mërkurën, Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean Kim Jong Un, kishte deklaruar se "politika armiqësore" e Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut nuk kishte ndryshuar, për sa kohë që stërvitjet ende vazhdonin.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

