Qendra e Prishtinës është ndarë me barrikada: kordonët e sigurisë kanë rrethuar zonën pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe atë të Presidencës, me policinë e pozicionuar për ruajtjen e rendit.

Zona më e ndjeshme institucionale e kryeqytetit është ndarë me barrikada. Në qendër të Prishtinës janë vendosur kordonë sigurie në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe të atë të Presidencës, duke bllokuar qasjen në perimetrin përreth dy institucioneve më të larta të vendit.
Në terren janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të pozicionuar për ruajtjen e rendit. Deri më tani nuk janë vërejtur pjesëtarë të njësive speciale.
Masat kanë karakter të lokalizuar: kordonët dhe barrikadat janë vendosur vetëm në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Presidencës, pa u shtrirë në pjesët e tjera të qendrës. Arsyeja e vendosjes së tyre nuk është bërë e ditur.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

