Komandanti i KFOR-it dhe shefja në detyrë e Zyrës së BE-së në Kosovë u takuan në "Camp Film City" për të vlerësuar situatën e sigurisë dhe koordinimin mes institucioneve ndërkombëtare.

Siguria në Kosovë ka qenë tema kryesore e një takimi mes dy prej aktorëve ndërkombëtarë më të rëndësishëm në terren. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në "Camp Film City" në Prishtinë shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe u vlerësua rëndësia e forcimit të koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së. Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutaş shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet misionit të NATO-s dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Në njoftim u rikujtua se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim kontributin në një mjedis të sigurt e të qetë për të gjithë banorët e Kosovës dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.
Misioni i NATO-s theksoi po ashtu se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre për reagimin ndaj çështjeve të sigurisë.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

