Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në ishullin turistik të Mykonosit, të dyshuar për shpërndarje droge, pas një operacioni ku u gjetën lëndë narkotike, para dhe pajisje për paketim.

Dy shtetas shqiptarë, 37 dhe 44 vjeç, janë vënë në pranga në ishullin grek të Mykonosit, të dyshuar se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Arrestimet erdhën pas një operacioni të policisë greke, e cila kontrolloi një banesë, një motoçikletë dhe dy automjete që dyshohet se përdoreshin nga të dy të arrestuarit.
Gjatë kontrolleve, sipas policisë greke, u sekuestruan 365.8 gramë MDMA të ndara në gjashtë pako, 76.3 gramë kokainë rozë në 19 pako dhe 36.5 gramë kokainë të ndara në 41 pako, si dhe 36 tableta farmaceutike pa recetë.
Përveç drogës, në duart e policisë ranë edhe 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë — para që, sipas dyshimeve, ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm me narkotikë. U konfiskuan gjithashtu tre telefona celularë, një peshore precize dhe materiale për paketimin e drogës, elemente që hetuesit i lidhin me shitjen me shumicë të dozave.
Të dy të arrestuarit mbeten nën hetim. Ndaj tyre pritet të vazhdojnë procedurat hetimore për dyshimet lidhur me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

