Një kontroll policor në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përfundoi me pranga dhe sekuestrim droge e parash. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Parkingu i spitalit më të madh të vendit u bë skenë e një arresti për drogë. Një person u ndalua nga policia në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe, sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit iu gjetën substanca të dyshuara narkotike dhe para të gatshme.
Sasitë e sekuestruara, të listuara në raportin 24-orësh të policisë, janë 24,8 gramë kokainë, 1,3 gramë marihuanë dhe 1 mijë e 100 euro. Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 15 tetor 2026, rreth orës 21:30.
Pas arrestimit u njoftua prokurori kompetent, i cili vendosi që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Policia e ka cilësuar rastin si "Posedim i narkotikëve", ndërsa identiteti i personit të arrestuar nuk është bërë publik.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

