Rreth 535 gramë kokainë dhe marihuanë, tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë përfunduan në duart e Policisë së Kosovës pas një kontrolli dhe një bastisjeje në Fushë Kosovë. Njëri i dyshuar u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit, tjetri është në kërkim.

Të dielën, rreth orës 19:00, në rrugën "Bedri Pejani" në Fushë Kosovë, një kontroll policor ndaj një të dyshuari dhe bastisja e vendbanimit të një personi tjetër përfunduan me sekuestrimin e rreth 535 gramëve drogë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë këtij veprimi janë gjetur dhe konfiskuar 293.8 gramë kokainë dhe 241.6 gramë marihuanë. Bashkë me drogën, policia ka sekuestruar edhe tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. Personi tjetër i dyshuar ndodhet në kërkim policor.
Në një rast të dytë, të ndarë nga i pari, po ashtu në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar një person te i cili gjatë kontrollit janë gjetur 7.43 gramë marihuanë. Pas intervistimit ai është liruar, ndërsa rasti, sipas policisë, do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

