Një ditë pasi familjarët njoftuan zhdukjen e tij, personi u gjet pa shenja jete në fshatin Zajm të Klinës. Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin si "Hetim i vdekjes", ndërsa trupi është dërguar për obduksion.

Kërkimi që nisi një ditë më parë, pasi familjarët kishin njoftuar se një person kishte humbur kontaktin, ka përfunduar sot në mëngjes me një zbulim tragjik: personi u gjet pa shenja jete në fshatin Zajm të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas tij, personi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët gjatë ditës së djeshme dhe u lokalizua pas angazhimit të njësiteve policore.
"Pas një pune intensive të njësiteve Policore, sot rreth orës 10:10, personi i zhdukur është gjetur në fshatin Zajm-Klinë, i cili ishte pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor", ka deklaruar Rugova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesët nga Sektori Rajonal për Hetime në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, si dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t'i nënshtrohet obduksionit.
Policia e ka cilësuar rastin si "Hetim i vdekjes". Shkaku i vdekjes mbetet i papërcaktuar deri në përfundimet e ekzaminimit mjekoligjor, ndërsa identiteti i personit nuk është bërë publik.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

