Katër shkaqe, secili i mjaftueshëm më vete për largimin nga posti: Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë publik vendimin me të cilin Blerim Isufaj u hoq nga drejtimi i Prokurorisë Speciale.

Keqmenaxhimi i institucionit që drejtonte, jokompetenca në detyrë dhe dështimi në përmbushjen e standardeve të performancës. Këto janë arsyet që Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka renditur në vendimin e publikuar për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.
Në krye të listës, KPK vendos "keqmenaxhimin e Prokurorisë Speciale". Pas saj vijnë "jokompetenca në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit", dështimi në kryerjen e detyrave të kësaj pozite dhe mospërmbushja e standardeve të performancës, të cilën Këshilli thotë se e ka vërtetuar përmes vlerësimit të performancës, të kryer në pajtim me ligjin.
Sipas KPK-së, secila nga këto katër rrethana, e marrë veçmas, përbën shkak për largim nga pozita. Si bazë ligjore, vendimi citon nenin 22, paragrafin 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-249.
Isufaj u shkarkua më 2 tetor. Më herët, emri i tij ishte propozuar për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, por Vjosa Osmani, në kohën kur ishte presidente e Kosovës, nuk e kishte dekretuar në atë detyrë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

