Një shtetas kosovar që kërkohej ndërkombëtarisht për një vepër penale me narkotikë është kthyer në Kosovë pas arrestimit në Gjermani. Tani ai ndodhet në duart e Policisë në rajonin e Prishtinës.

Një shtetas kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht për një vepër penale të lidhur me narkotikët, është kthyer në Kosovë pasi u ekstradua nga Gjermania më 9 tetor 2026, njoftoi Policia e Kosovës.
I dyshuari, i identifikuar me inicialet Sh.H., ishte arrestuar nga autoritetet gjermane. Ai kërkohej përmes INTERPOL-it me letërarrestim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sipas policisë, ai dyshohet për veprën penale "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge". Nuk është bërë e ditur se kur u arrestua ai në Gjermani.
Pas mbërritjes në Kosovë, Sh.H. iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Prishtinës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.
Policia thekson se ekstradimi u krye në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe Gjermanisë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

