Një 31-vjeçar nga fshati Romajë i Prizrenit, i shpallur në kërkim për të vuajtur dënimin për dhunë në familje, u ndalua në pikën kufitare të Bërnjakut dhe përfundoi drejt e në institucionin korrektues.

Kontrolli rutinë i dokumenteve në pikën kufitare në Bërnjak i dha fund arratisë së një 31-vjeçari nga fshati Romajë i Prizrenit, i cili ishte në kërkim nga autoritetet për të vuajtur dënimin për dhunë në familje.
Sipas Policisë së Kosovës, E.S. është ndaluar më 17 shtator nga zyrtarët e Policisë Kufitare. Gjatë verifikimit të të dhënave, doli se ndaj tij ekzistonte një vendim i plotfuqishëm i Gjykatës Themelore në Prizren.
Ai ishte dënuar me nëntë muaj e 20 ditë burgim efektiv për veprën penale "Dhunë në familje", të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, 31-vjeçari u dërgua fillimisht në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas në institucionin korrektues, për të nisur vuajtjen e dënimit.
Policia ka bërë të ditur se vazhdon veprimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

